Nesër dita e së vërtetës për Berishën dhe Malltezin/ Ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 5 muajsh zvarritje të seancave paraprake për aferën korruptive ‘Partizani’, GJKKO më në fund pritet të vendosë nesër nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malletezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Tashmë që të pandehurit kanë përfunduar me mbrojtjen, në seancën e nesërme paraprake është radha e prokurorëve që t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve. Më pas, gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi pritet të vendosë nesër përfundimisht për kalimin e dosjes për gjykim, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.

Seanca për aferën Partizani është shtyrë prej 5 muajsh, një zvarritje e habitshme dhe pa justifikim. Duket qartë një tendencë nga palët për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çojnë në “kalendat greke”. Qëllimi siç duket është që të paktën gjyqi i themelit të mos nisë para zgjedhjeve të 11 majit. Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare.

Sali Berisha u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv më 11 shtator 2024. Një muaj më pas më 15 tetor, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dërguan në gjykatë 333 fashikujt hetimorë, ndërsa të nesërmen më 16 tetor u caktua me short gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, e cila vetëm pak javë pasi e mori në duar, vendosi t’i heqë masën e sigurisë ish kryeministrit Berisha, duke e çliruar nga “arresti shtëpiak” ku qëndroi për 11 muaj. Vendim i cili u rrëzua në Apel, ku gjyqtari Engert Pëllumbi i riktheu masë sigurie ish kryeministrit, këtë herë detyrimin për tu paraqitur dy herë në muaj në Prokurorinë e Posaçme.

Lexo edhe :  Ministri Hasani dhe Ministri Francez për Evropën: Thellim i marrëdhënieve Shqipëri–Francë

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin  Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij./   S,M

Të fundit

Plas grushti/ Ilir Demaliaj përleshet me Kujtim Gjuzin në një lokal në Tiranë (VIDEO)

Nga një videot tashmë e publikur në rrjet, shihet një përleshje fizike mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit. Demaliaj përpiqet...

Zbulohet 35 ishuj të rrezikshëm

Një studim i fundit ka zbuluar një fenomen shqetësues në Arktik: formimi i 35 ishujve të rinj dhe mbi 2,500 kilometra vijë bregdetare si...

Presidenti Macron rikthehet në Tiranë, vizita e dytë zyrtare në muajin maj

Presidenti francez Emanuel Macron rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korespondon edhe me samitin e komunitetit...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Rama prezanton strategjinë e punësimit, me objektiv arsimin profesional

Në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të...

Lajme të tjera

Web TV