SPAK arrestoi gabimisht të dyshuarin për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edmond Hoxhaj

Kërkesa e të arrestuarit për trafik droge, Kreshnik Budlla(Farruku) rreth dy muaj më parë, me të cilën pretendoi para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë se nuk ishte ai zotëruesi dhe përdoruesi i PIN-it në aplikacionin SKY ECC, që u përdor nga SPAK si provë për ndalimin e tij, vendosi në lëvizje prokurorët e çështjes që të kërkonin nga autoritetet italiane të drejtësisë aktet e dosjes hetimore, prej nga rezultoi se kërkuesi kishte të drejtë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se përdoruesi i llogarisë në SKY ECC të përdorur për ndalimin e Kreshnik Budlla (Farruku), ishte i vëllait të tij, Roland Farruku.

Kreshnik Budlla(Farruku) u ndalua me kërkesë të SPAK më 12 janar, pasi u dyshua si i përfshirë në trafik droge. Po ashtu, nga verifikimi i PIN-it të SKY ECC që Farruku u dyshua se kishte poseduar e përdorur, u gjetën komunikime me deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili po ashtu është arrestuar në tetor të vitit të kaluar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të anëtarëve të botës së krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Ndër të tjera Çyrbja akuzohet se u shërbente anëtarëve të krimit të organizuar duke u dhënë informacione mbi operacionet policore apo me ndihmë në rastet kur kishin probleme me institucionet e drejtësisë, ndërsa në këmbim mbështetej prej tyre me vota.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të shpërndarë për mediet të mërkurën më 2 prill, Kreshnik Budlla(Farruku), pak ditë pas arrestimit, më 21 janar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së procesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN, të mbajtur nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke pretenduar se është identifikuar në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues i asaj llogarie në aplikacionin në fjalë. Farruku ka shpjeguar se poseduesi real i llogarisë në SKY ECC, është vëllai i tij, Roland Farruku.

Lexo edhe :  I masakroi vajzën! 23-vjeçari filipinas kërkon t’u dërgojë letër prindërve të viktimës

Po ashtu, Kreshnik Budlla (Farruku) ka kërkuar revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

BIRN mësoi se kërkuesi ka depozituar në gjykatë dhe akte nga dosja italiane në ngarkim të vëllait, për të vërtetuar pretendimet e tij. Për të vërtetuar ligjshmërinë e akteve, në këtë moment mësohet të jetë investuar edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK, që u ka dërguar letër-porosi autoriteteve italiane të drejtësisë, duke u kërkuar kopje të akteve të dosjes penale në Itali. Pasi aktet kanë mbërritur në formën e kërkuar nga ligji është kryer dhe verifikimi i tyre, prej nga janë gjetur të bazuara pretendimet e të ndaluarit Kreshnik Budlla(Farruku), se llogaria në aplikacionin SKY ECC i përkiste vëllait të tij, Roland Farruku. Nga të njëjtat burime, BIRN mësoi se edhe SPAK ka kërkuar revokimin e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj kërkuesit.

Në përfundim të gjykimit, me vendim të datës 2 prill, gjyqtari Erjon Bani pranoi kërkimin për revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj Kreshnik Budlla(Farruku) dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk është përgjegjës apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

SPAK, i pyetur për koment lidhur me ngatërresën e bërë me vëllezërit Farruku, nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Vëllezërit Farruku janë proceduar dhe më parë në Shqipëri dhe në vende të tjera, për trafik të lëndëve narkotike e vepra të tjera penale./k.k

Të fundit

Shkrimi i dorës në sfidë me teknologjinë! A po harrojmë si aftësi?

Në përditshmërinë e sotme dixhitale, ne jemi vazhdimisht duke shtypur në kompjuterë dhe telefona inteligjentë dhe herë pas here...

Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani është “YouTube”,...

Skandal në Greqi, vajza shqiptare falsifikoi mesazhet dhe detyroi të atin të vriste dajën

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të...

Hapja e fushatës së PS, Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Europës

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët janë përpara një kryqëzimi historik, duke pasur shansin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 4 vitesh. Në fjalën...

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit se pse ai nuk e...

Lajme të tjera

Web TV