Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, as u duket ‘O Rame, o Rame’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë.

Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.

Ai më tej tha se themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura është një praktik e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni, do të gjurmojë dhe do të rikthejë tek qytetarët pasuritë e vjedhura nga politikanët e korruptuar.

Basha gjithashtu tha se Koalicioni Euroatlantikë vjen me kandidatë të pastër, rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. Ndërsa nuk kurseu as ironinë, duke thënë se zëri i tij “O Rame, o Rame” nuk u vjen si sirenë policie.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.

Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.

Lexo edhe :  Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.

Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.

Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Lajme të tjera

Web TV