“Rrogë 1500 euro në krye të mandatit të parë”/ Berisha bën premtimin e madh për mësuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në qytetin e Elbasanit, bëri premtime të rëndësishme për arsimin dhe mësuesit. Ai deklaroi se mësuesit do të kenë një pagë prej 1500 eurosh në krye të një mandati, duke e cilësuar këtë qytet si djep të arsimit.

“Jua premtoj këtë nga ky qytet, djep i arsimit. Mësuesit nuk do të largohen për mungesë orësh nga sistemi arsimor,” tha Berisha, duke theksuar se do të bëhet një ristrukturim i sistemit arsimor.

Ai theksoi se numri i nxënësve në klasë do të reduktohet në 25, duke eliminuar situatën aktuale me 40 nxënës në një klasë. Berisha gjithashtu preku rëndësinë e teknologjisë në arsimin e sotëm, duke njoftuar se tabelat digjitale do të vendosen në të gjitha shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si pjesë e një procesi të thellë digjitalizimi të sistemit arsimor.

 

 

Me këto angazhime, Berisha shprehu besimin se do të krijohet një ambient më të favorshëm për mësimdhënësit dhe nxënësit, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend./e.t

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV