Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, ja kur shpërndahen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.

Në Europë, ato pritet të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 Prill.

“Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ bën thirrje që qytetarët të mos e vonojnë votën e tyre pasi çdo ditë është e rëndësishme që ajo të mbërrijë në kohë.

Më tej, nëpërmjet disa fotove, KQZ jep edhe një udhëzues për procedurën e votimit për diasporën.

Brenda zarfit të shërbimit postar, emigrantët do të gjejnë zarfin për kthimin e fletës së votimit në KQZ, udhëzuesin, listën me numra të operatorit të shërbimit postar, Zarfin B, Zarfin A që gjendet brenda Zarfit A dhe fletën e votimit, të palosur brenda Zarfit A. Më pas rekomandohet konfirmimi i marrjes së zarfit nëpërmjet llogarisë në PER.

Më tej, emigrantët mund të plotësojnë fletën e votimit, ku ata mund të votojnë vetëm për partinë ose për koalicionin e partive apo vetëm për një nga kandidatët, emrat e të cilëve gjenden në listat e hapura. “Në këtë rast vota llogaritet vetëm për kandidatin që ke zgjedhur, por njëkohësisht llogaritet edhe për partinë apo koalicionin të cilit i përket ky kandidat”, njoftoi KQZ.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të votohet për një parti/koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie/koalicioni tjetër. Votuesit duhet të përdorin shenjën x ose + brenda kutisë së bardhë përbri numrit të partisë/koalicionit apo emrit të kandidatit duke përdorur vetëm stilolaps ngjyrë blu ose të zezë. Kujdes, asnjë shënim tjetër nuk duhet bërë në fletë sepse përndryshe është e pavlefshme.

Lexo edhe :  “Më quan mua buf”- Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

Pasi të jetë plotësuar fleta e votimit, ajo mund të ripaloset dhe të futet në Zarfin A. Qytetarët duhet të sigurohen ta ngjisin Zarfin A. Më pas Zarfi A do të futet brenda Zarfit B dhe të sigurohet që edhe ky i fundit të ngjitet.

Por sërish kujdes. “Ndalohet çdo shënim mbi Zarfin A dhe mbi Zarfin B”, thotë KQZ.

Më pas Zarfi B vendoset brenda zarfit të shërbimit postar dhe në këtë moment duhet të kontaktohet korrieri i shërbimit postar për të dorëzuar zarfin.

“Ju këshillojmë që të postoni zarfin brenda 3 ditësh nga marrja e tij me qëllim që ai të mbërrijë në Republikën e Shqipërisë jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025. Posta e kthimit është e paguar nga KQZ”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./E.S

Të fundit

Greqia po ndikon në zgjedhjet në Shqipëri?/ Meçe: Po hakmerret për Belerin

Lobi ekstremist grek, tani edhe në politikën e madhe të atij vendi, qëndron pas Sali Berishës dhe po hakmerren...

Berisha ecën me hapin e… moshës/ Fushata, kreu i PD sfidë me kujtesën dhe harresën

Ilir vrenozi, mbeshtetesi simbol i rezistences se demokrateve, dha alarmin ne televizionit e familjes Berisha. Dhe Berisha e degjoi. Doktori hoqi kravatën dhe doli per...

“Surprizat më të bukura nga 4 edicione”/Çka po paralajmëron Sara Hoxha për finalen e BBV?

Drejtuesja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, ka ndezur pritshmëritë për finalen e madhe të këtij edicioni, duke premtuar një mbrëmje spektakolare plot...

Në bursa nafta në rënie prej 1 viti, në Shqipëri në vend numëro

Nga maji 2024 deri në tetor, çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri ra nga 184 në 175 lekë. Një çmim me të cilin...

E Djathta, tulatur para udhëkryqit pushtet

Nga Ben Andoni Partia Demokratike ka zhvilluar në orët e fundit një fushatë alla amerikane, me tingujt e asaj muzike, me frymën e saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV