Last Updated on 23/06/2026 by Monika
Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, do të mbledhë të mërkurën drejtuesit politikë të qarqeve.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen teksa në vend zhvillohen protesta qytetare kundër qeverisë prej më shumë se tri javësh, teksa kërkohet edhe dorëheqja e Ramës./mxh
