“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.

Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.

“S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.

Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme./e.t

Të fundit

Pashkët, mijëra besimtarë në proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë

Korça u mbush mbrëmjen e së premtes me mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë të tjerë, të cilët morën pjesë...

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj do të...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Lajme të tjera

Web TV