Liderët e BE, në Tiranë/ Çupi: Tirana, qendra më e rëndësishme politike e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se ardhja e liderëve të BE në Tiranë, më 16 maj, pas zgjedhjeve, tregon se kryeqyteti shqiptar është kthyer në qendrën më të rëndësishme politike të Europës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se ky samit, ka peshë të madhe për Shqipërinë.

“Takimi i liderve të komunitetit politik të BE në Tiranë, jep vërtet peshë Shqipërisë, por edhe rajonit tjetër që nuk është anëtare e BE. Komuniteti politik është një instrument krijuar para dy vjetës, iniciativë e Francës e më pas e Gjermanisë. Janë në momentin, kur mblidhen në Tiranë. Këtu peshon shumë historia e BE dhe besimi i BE, peshon në Tiranë.

Tirana zyrtare, politike është kthyer në një barasvlerë me vendet e BE. Tashmë, BE i bie telefonit të Tiranës për zgjidhjen e çështjeve. Punët e Ballkanit Perëndimor marrin këshillimin, modelin në Tiranë dhe zgjidhen atje.

Tirana është zyra për të hyrë në BE, për të zgjidhur çështjet e tyre, apo të anëtarësimeve. Vizita e Kallas, ishte vizitë e ndryshme e paraardhësve. Kishte elementë, jo thjesht për t’u parë. Ishte një moment për të dëshmuar nga Tirana, se BE në vitin 2027, e pret Shqipërinë. Tirana është qendra politike më e besueshme”, theksoi ai./     S,M

Të fundit

Një burrë tenton të hidhet nga Piramida e Tiranës

Një burrë, dyshohet se duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar ditën e sotme të hidhet nga...

Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?

Votuesit në Qarkun e Kukësit pritet të zgjedhin tre deputetë më 11 maj, ku rezultati që merret me mend lehtë është 2 mandate për...

“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai...

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti...

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim...

Lajme të tjera

Web TV