Dua Lipa tradhton Liverpool-in? Ylli i muzikës feston fitoren e Arsenal-it kundër Real-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superylli i popit Dua Lipa u pa në stadiumin “Emirates” duke festuar fitoren mbresëlënëse 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Këngëtarja shqiptare, e shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u filmua dhe fotografua nga mediat duke buzëqeshur dhe festuar në përfundim të ndeshjes.

Fitorja e Arsenalit u vulos nga dy goditje dënimi spektakolare të Declan Rice dhe një gol i Mikel Merinos, duke e çuar ekipin londinez shumë pranë gjysmëfinales. Megjithatë, prania e Dua Lipës në tribunat e Arsenalit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur konfuzion mes tifozëve të futbollit.

Dua Lipa tradhton Liverpool-in? Ylli i muzikës feston fitoren e Arsenal-it

Shumëkujt i kujtohet afeksioni i saj për Liverpool-in, veçanërisht pasi kënga e saj “One Kiss” është kthyer në himn jozyrtar të klubit dhe luhet shpesh në stadiumin “Anfield”. Madje, në vitin 2022 ajo mori një fanellë të personalizuar të Liverpool-it nga legjenda Jamie Carragher.

Dua Lipa tradhton Liverpool-in? Ylli i muzikës feston fitoren e Arsenal-it

Kjo ka bërë që disa tifozë të pyesin për besnikërinë e saj. “A nuk ishte Dua Lipa tifoze e Liverpool-it?”, shkroi njëri prej tyre. Një tjetër shtoi: “Pse ishte në Emirates kur është me Liverpool-in?”.

Në një deklaratë të mëparshme, Dua Lipa kishte shpjeguar se është një mbështetëse nderi e Liverpool-it, por edhe se familja e saj – babai dhe vëllai – janë tifozë të Arsenalit, ndaj ajo simpatizon të dy klubet./e.t

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV