Aktori Astrit Çerma ka reaguar në lidhje me komentet negative që kanë shpërthyer ndaj këngëtares Kanita, pasi kjo e fundit nuk zgjodhi të fliste në një intervistë për lidhjen e saj me djalin e ish-Presidentit, Ilir Meta.
Sipas aktorit komentet ndaj këngëtares ishin një ndyrësi që të vjen turp t’i lexosh. Aktori thekson se mediat që lejojnë komentet negative të shfaqen, duhet të gjobiten.
“Lexoj në një gazetë:
“Këngëtaria Kanita ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas aludimeve për një lidhje me Besar Metën, djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Megjithatë, këngëtarja duket se ka zgjedhur të mos ndajë detaje nga kjo pjesë e jetës së saj.
– Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë…”..
Dhe poshtë këtj shënimi një tufë komentesh të ndyra që të vjen turp ti lexosh e jo më ti shkruash.
Dhe jo vetëm për këngëtaren por edhe për djalin e prindërit e djalit.
Një fëlliqësi e ndyrë nga disa njerëz të ndyrë e të zhytur në mutin e ndyrjeve kokë e këmbë..
Po dënohen me gjoba disa llapaqenë anal-listë që në emisjonet të ndryshme e kapërxejnë masën e vrerit të tyre kundër qeverrisë, dhe , mirë bëjnë, por..
Por.. kur për një njeri në “punë të vetë”, një gazetë a një fletushkë tjetër e bënë lajm dhe lejon pastaj tufën injorante të ndyrë të çakejve komentues të vjellin qelbësirat më të ndyra “për njeriun në punë të vetë”..
Për këtë gazetë..
A nuk duhet vënë “një derro gjobë”, dhe më tej, dhe..në se nuk i fshinë komentet.. edhe “një derr dajaku ” që ta mbaj mend mire”, shkruan Çerma./k.m
