Nis beteja për 11 Majin: PD e para, PS më 12 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 Prill, pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Partia Demokratike, teksa publikoi spotin e fushatës, njoftoi se hapja do të nisë të premten, në orën 19:00, në sheshin Nënë Tereza.

“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës”, njoftoi Berisha pak ditë më parë. PS do të ‘ndezë’ motorët e fushatës një ditë më pas, më 12 Prill, në orën 12:00 në sheshin Skënderbej.

Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE, si edhe fokusit që kryesocialisti Edi Rama ka vënë te integrimi evropian. Kryeministri tha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me ndjekësit në Facebook, se nesër me rënien e gongut zyrtar të fushatës, do të nisin me një cikël takimesh që do të zhvillohen me ‘fuqinë’ e tyre kryesore, gratë dhe vajzat.

“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit. Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat”, u shpreh kryeministri gjate rubrikës “Sy m’sy”. Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik, me drejtues politik Lulzim Bashën do të hapë fushatën më 12 Prill, në orën 11:00, në një restorant privat në Surrel./   S,M

Të fundit

S’ka muaj mjalti për kancelarin e ri të Gjermanisë

Tetë testet e mëdha të Friedrich Merz Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e pranon se ka vetëm 2...

Berisha nga Kruja: Ju kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë! Unë do ju sjell ndryshimin e madh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka lënë Krujën pa institucione, pa ujë dhe pa...

Qendra e Kontrollit të Trafikut, Rama njofton ndryshimin: S’do ketë më policë në rrugë

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të premte Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, pika nga ku do të monitorohen të gjitha rrugët e...

Moti merr kthesë! Sinoptikanja tregon si parashikohen temperaturat për fundjavë

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe...

Që të hyjë në BE, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën e vetëqeverisjes

Qeveria në Tiranë synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por reformat demokratike dhe liria e medias mbeten një pengesë e fortë... Përfundim i...

Lajme të tjera

Web TV