Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tiranë– Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje).

I riu ka qenë edhe më parë i dënuar gjithashtu për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.  

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Pas komenteve negative dhe rritjes së followers-ave, Jozit i mbyllet Instagrami?

Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Jozefin Marku ka marrë vendimin e papritur në lidhje me...

Shqiptarët boshatisin burgjet e Greqisë, 50% më pak

Nga Shpetim Zinxhiria Në 10 vitet e fundit shqiptarët kanë boshatisur burgjet në Greqi. Statistikat tregojnë se gjatë kësaj kohe numri i shqiptarve është përgjysmuar...

Lajm i mirë nga shkenca! Dhëmbët do mund të rriten sërish pas heqjes

Shkencëtarët ia kanë dalë që të rrisin dhëmbë njeriu në laborator duke shënuar një moment të rëndësishëm që mund “të revolucionarizojë kujdesin dentar”. Kërkuesit e...

Shqiptarët “harrojnë” gomonet, ikin në Angli me jaht, arrestohen 20 prej tyre

20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në Kanalin Anglez, pasi ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e...

Blerja e votave për Partinë Demokratike në Lushnje, çështja kalon në SPAK

Një rast i tentativës për blerje vote është zbuluar dy ditë më parë në Lushnje, ku një 38-vjeçar, Marin Leka, mbështetës i Partisë Demokratike,...

Lajme të tjera

Web TV