Hapja e fushatës së PS, Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët janë përpara një kryqëzimi historik, duke pasur shansin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 4 vitesh.

Në fjalën e tij në çeljen e fushatës elektorale së PS, Edi Rama tha se rrugën europiane të Shqipërisë mund ta bëjë realitet vetëm Partia Socialiste.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare me historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit XXI shansin që t’ja ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë.

Tamam këtu, tamam tani mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike për partinë që do qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane. Ne dhe vetëm ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar, që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vetë qytetar të barabartë të Europës”.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV