Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si përplasje “mes Shqipërisë dhe Kosovës” – ka reaguar edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në këtë klimë tensioni të panevojshëm, Idrizi, ka reaguar gjatë një takimi me Shoqatën “Çamëria” në selinë e partisë së tij. Ai e konsideroi këtë valë përçarjeje si një shembull tipik të manipulimit të ndjeshmërive kombëtare për qëllime të ulëta, duke thënë se po shihte një zhurmë të madhe në rrjetet sociale, një përçarje të panevojshme, vetëm sepse një nga Shqipëria goditi një nga Kosova.

Më tej, ai theksoi se rrjetet sociale ishin mbushur me “idiotë të dobishëm që, ndoshta pa vetëdije, i shërbejnë interesave dashakeqe të Athinës dhe Beogradit.” Për Idrizin, rasti nuk është veçse një ngjarje banale televizive që nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë kombëtare.

Duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar përballë provokimeve të kota, Idrizi përmbylli deklaratën e tij me fjalë që u duartrokitën: “Sebepi më i vogël për të nxitur diferencat… Ato që na bashkojnë nuk janë të mëdha – janë gjithçka.” Një mesazh i qartë për të mos rënë pre e manipulimeve virtuale dhe për të mos lejuar që spektakli të zëvendësojë vëllazërinë./k.k

Të fundit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, 17 persona humbin jetën, mes tyre gra shtatzëna

Sulmet ajrore në Gazë nuk kanë të ndalur nga Izraeli, ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën gjatë...

E ndihmoi të birin, nëna e Mark Samson shfajësohet: Kisha frikë se do më lëndonte

“Ai dukej si një demon. Kisha frikë se do të më lëndonte”. Këto janë fjalët e Nors Man Lapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinez...

“Trim i mirë me shokë shumë”- Rama: Na duhet BE për mbrojtjen e vendit tonë!

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Kashari në Tiranë për domosdoshmërinë e integrimit të vendit tonë në BE. Rama tha se Shqipërisë i duhet BE-ja...

“Burracak dy metra i gjatë që fshihet”- Berisha për Ramën: Nuk del dot të ballafaqohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kamza premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro. Sërish ai sfidoi kryeministrin...

Agron Shehaj takim me banorët në Kamëz: “Mundësia” forcë e tretë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj zhvilloi një takim me mbështetësit e kësaj force politike në bashkinë Kamëz. Në fjalën e tij ai dha...

Lajme të tjera

Web TV