“Shpenzova mjaft kohë duke lexuar”/ LaCivita zbulon se si i vuri kontaktet me PD-në?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i PD-së për fushatën, Chris LaCivita ka treguar sesi u lidh me Partinë Demokratike, ndërkohë që ai vetë është shtetas amerikan, që ka jetuar e punuar gjatë të gjithë kohës në SHBA.

Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ me gazetarin Blendi Fevziu, LaCivita u shpreh se ka disa të njohur në Senatin Amerikan dhe në Kongres, me të cilët ndodhi të kenë një të njohur të përbashkët, Fatmir Mediun.

LaCivita tha se ky ka qenë kontakti i parë me një politikan që ka lidhje me PD-në dhe më pas ai vetë u interesua më tej për kulturën dhe historinë shqiptare për të kuptuar më mirë situatën politike.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Shqipëri?

LaCivita: Shumë i bukur. Ka qenë shumë i lehtë.

Fevziu: Po hapja e fushatës e partisë demokratike para dy ditësh?

LaCivita: Ka qenë shumë mbresëlënës. Tubimi, madhësia

Fevziu: Në ç’mënyrë?

LaCivita: Ishte emocionues. Njerëzit ishin shumë emocionues. Ishte shumë motivuese. Mendoj se ishin shumë të emocionuar për atë që mund të sjellë e ardhmja. Mund ta shikoje, mund ta ndjeje elektrizimin e njerëzve.

Fevziu: Ju mbajtët një fjalim te kjo mbledhja, por zakonisht puna juaj është në sfond…

LaCivita: Po…

Fevziu: Pse dolët në rreshtin e parë?

LaCivita: Kjo është një pikë shumë e mirë. Në Amerikë, por edhe unë personalisht preferoj të jem në sfond por ajo që është e rëndësishme, lidhur edhe me punën time… Jam këtu që të ndihmoj konservatorët, jam këtu që të ndihmoj Sali Berishën dhe dua të jem në gjendje të jap një mesazh ndryshe që do të jetë edhe aktual, duke menduar se çfarë ndodhi në Amerikë. Pra, jam krenar të ndihmoj në çfarëdolloj mënyrë që mund të ndihmoj, dhe ka qenë një nder që të më jepet mundësia ti drejtohem kaq shumë shqiptarëve në një aktivitet të tillë si i mbrëmshmi.

Lexo edhe :  Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Fevziu: Por normalisht ju jeni një strateg, këshilltar dhe  po ashtu e ndjeni këtë betejë…

LaCivita: Kam shërbyer në Amerikë si këshilltar strategjik. Po. Por po ashtu merrem edhe me komunikimin, me mënyrën se si komunikohet mesazhi. Merrem edhe me këtë gjë.

Fevziu: Si e zbuluat Shqipërinë? SI e zbuluat Partinë Demokratike të Shqipërisë?

LaCivita: Nëpërmjet miqve të përbashkët. Kam disa miq në kongres dhe në senat me të cilët ndajmë një mik të përbashkët. Fatmirin. U takuam në SHBA, te Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve. Isha duke mbajtur një fjalim aty. Filluam të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe disa prej pikave të përbashkëta midis Shqipërisë këtë vit dhe Amerikës vitin e shkuar. Kështu që ishte e lehtë…

Fevziu: Kishit ndonjë ide apo informacion për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

LaCivita: Po, para se të vija këtu doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur. Shpenzova mjaft kohë duke lexuar për kulturën dhe historinë në mënyrë që të kuptoja edhe situatën aktuale politike./e.t

Të fundit

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Lajme të tjera

Web TV