Tatimi i ri mbi pronën: Rritje për shtëpitë e dyta, lehtësim për të parën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillojë tregun e saj të pasurive të paluajtshme, ndryshime të rëndësishme në tatimin mbi pronën që do të hyjnë në fuqi në vitin 2026.

Pronarët me më shumë se dy prona do të përballen me norma të rritura, duke lëvizur nga taksa minimale e pronës me një çmim fiks për metër katror që zbatohet aktualisht, te një taksë prone në përqindje me vlerën e pronës në treg. Ky taksim I ri është në bazë edhe të këshillimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, eksperti i taksave Edvin Stefani sqaroi se për pronën e parë nuk do të ketë ndryshime të mëdha nëse përdoret diapazoni më i vogël, por në rastin e pronës së dytë, pritet një dyfishim i taksës. Megjithatë, ai theksoi se ende mbetet për t’u diskutuar nëse do të vendoset një kufi më i lartë për tatimin mbi pronën.

Ligji ka si objektiv kryesor të taksojë pronat e dyta, është propozuar një rritje e ngarkesës nga dyfishim deri në katër fishim të ngarkesës por ndërkohë është zvogëluar baza e tatueshme e pronës së parë. 

Nëse do ti referohemi diapazonit më të vogël nuk do të kemi ndryshime për shtëpinë e parë por nëse do ti referohemi diapazonit më të lartë atëherë do të kemi dyfishim të shtëpisë së dytë. A do të vendoset kufiri më i lartë apo jo kjo mbetet për tu diskutuar“, tha eksperti.

Eksperti i taksave Edvin Stefani shpjegoi më tej detajet që lidhen me ndikimin real të këtij sistemi të ri tatimor mbi qytetarët, veçanërisht ata që zotërojnë më shumë se një pronë.

Lexo edhe :  Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ai theksoi se stimuli financiar për pronarët aktualisht është i ulët dhe për këtë arsye mbështet uljen e taksës për shtëpinë e parë dhe rritjen graduale për shtëpitë e dyta dhe të treta.

Një individ i cili ka 5-6 apartamente taksa e pronës i referohet pronarit të apartamenteve, taksën e paguan pronari dhe jo qiramarrësi. Është e vërtet që stimuli financiar është i vogël dhe jam pro reduktimit të taksës për shtëpinë e parë dhe rritje të tarifës për shtëpinë e dytë dhe të tretë.

Duhet saktësuar se nëse një apartament lëshohet me qera për një biznes, biznesi nuk paguan por është pronari i apartamentit që paguan dhe nuk ka taksim të dyfishtë. Pronat në Shqipëri taksohen në momentin e lindjes së saj me 11% të vlerës dhe në fakt është një vlerë e madhe, është taksa kur shitet shtëpia e cila është çmim për metër katror dhe me pas është taksa për përdorimin. 

Efektet duhet të ishin që çmimet kur ndërtohet apartamenti taksa e ndikimit infrastrukturor duhet të jetë më e vogël sepse kjo mund të shihet si një ndër shkaktarët e rritjeve të çmimeve”, tha Stefani./   S,M

Të fundit

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Lajme të tjera

Web TV