Vajza e autorit falsifikoi mesazhet? Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi, flet i afërmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i tij, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Në një lidhje telefonike në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24 ishte edhe i afërmi i autorit cili ka treguar disa detaje ekskluzive. Kushëriri i autorit, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e kunatit të tij, tha për mediat se informacionet që po qarkullojnë në media, përfshirë pretendimet për SMS të falsifikuara dhe deklarata të rreme, nuk janë të konfirmuara nga gjykata.

“Gjykata nuk ka thënë në asnjë moment që përdhunimi nuk ka ndodhur. Nuk është mohuar asnjëherë që vajza është abuzuar nga ai njeri. Vetëm një mesazh është përmendur në sallën e gjyqit, dhe ai ishte tre ditë para ngjarjes një mesazh pa peshë ligjore,” tha ai.

I afërmi deklaroi se vajza ka qenë viktimë e abuzimit për 12 vite rresht, nga ana e viktimës, që ishte vëllai i njerkës së saj. Ai këmbënguli se gjykata nuk ka ngritur asnjë dyshim mbi akuzat për dhunë seksuale, dhe se nëse rasti do të ishte ndërtuar mbi gënjeshtra, vendimi gjyqësor do të kishte qenë ndryshe.

“Nëse vajza dhe Fatmiri do të kishin shpifur, ai do të ishte dënuar përjetë. U dënua me 14 vite në shkallë të parë, që do të thotë se ka një vlerësim të fakteve dhe pritet një gjykim tjetër në apel.” përfundoi ai Ai shtoi se ndodhej në sallën e gjyqit më 9 prill, gjatë procesit në Larisa, dhe një ditë më vonë, vendimi u shpall, duke dënuar autorin për veprën penale të vrasjes me paramendim./E.S

Të fundit

Inzagi iku për Arabi! Zbulohen emrat që mund të marrin drejtimin e Interit

Trajneri 48-vjeçar Simone Inzaghi ka vendosur të pranojë ofertën nga klubi saudit Al Hilal, duke nisur një kapitull të...

Gjykata e Apelit në Greqi shpall fajtorë 10 persona për zjarret vdekjeprurëse

Gjykata e Apelit greke shpalli sot fajtorë 10 persona dhe liroi nga akuzat 11 të tjerë për shpërthimin e zjarreve në pyje në vitin...

Nga polemikat për biletat, tek politika, Duka i thotë të gjitha para ndeshjes me Serbinë

Pak ditë nga ndeshja e shumëpritur dhe shumëpërfolur e 7 qershorit ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare" të Tiranës, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit,...

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës: Na duhet ndryshim radikal

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri në qeverinë “Rama”, Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës. Njoftimin e ka bërë vetë ish-zyrtarja e lartë, përmes...

Ekranet dëmtojnë fëmijët! Ka ardhur koha që prindërit të ndryshojnë qasje

Numri i fëmijëve me syze optike po shtohet dita ditës. Mjekët okulist fajësojnë për këtë rritje ekspozimin përpara ekraneve qoftë të telefonave smart phone...

Lajme të tjera

Web TV