Dhunë dhe tensione në kampin e Gjadrit, 3 emigrantë të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një episod dhune është regjistruar në kampin e Gjadrit ku janë riatdhesuar nga Italia 40 emigrantë pas dekreteve të dëbimit.

Raportohet se dhuna dhe tensionet në kamp kanë shpërthyer pasi 20 nga 40 emigrantët kanë protestuar. Mësohet se ata kanë dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës duke shkaktuar kaos. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Më tej bëhet me dije se tre nga emigrantët e përfshirë janë plagosur duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore nga personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz.

Emigrantët janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia. Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia. Media italiane “Il Giornale” ka dhënë detaje të reja lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

“Il Giornale” shkruan se 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten./   S,M

Të fundit

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga...

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë...

Ulen birësimet, shtohet kërkesa për surrogaci! The Economist: Pse praktika po kritikohet

Ndërsa birësimet po ulen, kërkesa për surrogaci po rritet në botë. Megjithatë, praktika është sulmuar nga konservatorët fetarë dhe disa feministë, shkruan The Economist Kur...

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët nga e gjithë bota në Romë

Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë. Pas tre ditëve homazhe, së bashku...

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në orët e vona të së...

Lajme të tjera

Web TV