Prokuroria Speciale përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare për media nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

– Advertisement –

Gjyqi ndaj katër të akuzuarve ka nisur më 3 prill 2023 dhe sipas ZPS-së, gjatë kësaj faze janë thirrur 125 dëshmitarë, janë paraqitur rreth 3 000 prova materiale në disa gjuhë, si dhe janë dorëzuar 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Sipas organit të akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 personave, mbajtjen e qindra viktimave në paraburgim të paligjshëm dhe torturimin e tyre. Krimet e supozuara thuhet se janë kryer kundër civilëve dhe individëve jo-luftëtarë në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Në këtë proces janë përfshirë si palë edhe më shumë se 150 viktima, të cilat përfaqësohen përmes avokatit.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, vlerësoi kontributin e dëshmitarëve dhe avokatëve të viktimave.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre,” u shpreh prokurorja West.

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe integritetit të procedurës gjyqësore.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është thelbësore që procesi gjyqësor të respektohet, në mënyrë që të gjendet e vërteta,” deklaroi më tej ajo.

Lexo edhe :  Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Pas përmbylljes së fazës së provave nga Prokuroria, pritet që mbrojtja të nisë paraqitjen e saj në vijim të procesit gjyqësor./E.T

Të fundit

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën,...

Durrës/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa...

Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

Nga Shpëtim Luku Nga vit në vit, bëhet gjithnjë e më e dukshme një dukuri që po deformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e...

Sa paguhet Papa Leoni XIV?

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë...

Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3...

Lajme të tjera

Web TV