Celibashi paralajmëron emigrantët/ Ata që shesin votën do përballen me sanksione të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se procesi i administrimit të votës, sapo ajo të hyjë në sistemin e kompanisë postare DHL dhe të KQZ-së, është tërësisht i garantuar dhe nuk lejon asnjë ndërhyrje apo komprometim të fshehtësisë.

“Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne,” – deklaroi ai.

Megjithatë, ai la të qartë se çdo tentativë për të shitur, blerë apo treguar votën përpara se ajo të dorëzohet, është përgjegjësi e vetë qytetarëve dhe shoqërohet me pasoja penale serioze.

“Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” paralajmëroi Celibashi./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV