‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’/ Balla thirrje diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i ka kërkuar bashkatdhetarëve në diasporë, nga sheshi Skënderbej, mbështetjen për PS dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 Majit.

Qëllimi sipas tij është “për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”.

Përmes një videomesazhi, Balla i bën thirrje çdo shqiptari në diasporë që të kontrollojnë mesazhet dhe email-et për të marrë dokumentacionin zgjedhor dhe për të ndjekur procedurat e votimit, tashmë që procesi ka nisur.

Balla tha se çdo votues do të njoftohet me SMS ose e-mail, për mbërritjen e zarfit, si dhe për datën e dorëzimit në adresën e deklaruar.

“Në orët dhe ditët në vijim, shërbimi postar DHL do t’ju njoftojë me një SMS ose e-mail, të cilin ju e keni deklaruar gjatë regjistrimit si votues nga jashtë për t’ju informuar se dërgesa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbërritur, pra zarfi me fletën e votimit.

Gjithashtu, ju ka caktuar një datë të dorëzimit në adresën tuaj të cilën e keni deklaruar në PER. Ju mund ta ndryshoni dhe ta caktoni vetë datën dhe orën e dorëzimit sipas agjendës tuaj, në linkun që DHL ju ka dërguar me SMS, ose me e-mail. Klikoni linkun dhe ndiqni udhëzimet. Ose mund të caktoni të shkoni ta tërhiqni në zyrën më të afërt apo një zyrë që e caktoni ju të shërbimit postar DHL”, shpjegoi deputeti socialist.

Në rast mospërgjigjeje, posta do të tentojë dorëzimin edhe dy herë të tjera, ndërsa pas datës 1 Maj 2025, zarfi do të kthehet në KQZ, duke pamundësuar votimin. Brenda zarfit të dërguar nga KQZ ndodhen fleta e votimit, udhëzuesi, zarfet A dhe B, si dhe lista e kontakteve të DHL në vendet përkatëse.

Lexo edhe :  Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

“Merrni zarfin B dhe nxirrni prej tij zarfin A. Hapni me kujdes zarfin A dhe nxirrni fletën e votimit. Vendosni shenjën x ose + në kuadratin te Nr.5, Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama”, sugjeron Balla diasporën.

Ai theksoi edhe rëndësinë e ndjekjes së saktë të udhëzimeve për votimin dhe theksoi se zarfi i kthimit duhet të dorëzohet brenda 3 ditëve nga marrja e dokumentacionit, për të siguruar mbërritjen e tij në Shqipëri përpara mbylljes së votimeve më 11 Maj.

Në fund të mesazhit të tij, Balla apeloi për mbështetje ndaj Partisë Socialiste dhe liderit Edi Rama, duke e konsideruar këtë proces votimi nga diaspora si një hap historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Motra dhe vëllezër, Vota juaj në këto zgjedhje është historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian. VOTO 5 në fletën e votimit #EdiRama #PartiaSocialiste me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian!” përfundon video-mesazhin drejtuar bashkatdhetarëve, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Lajme të tjera

Web TV