Gabim pas gabimi/ Berisha harxhon një tjetër datë, e shpall 12 majin ditë zgjedhjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Njësisë nr. 15 në Tiranë, zona e Vaqarrit, Pezës dhe rrethinat e tyre, ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë të koalicionit ADSHM.

Ashtu sikurse në fjalimet e kaluara, ai pësoi një ‘demencë momentale’ në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe diasporës që të votojnë më “12 maj”

Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë “Rama” dhe anëtarëve të kabinetit të tij, teksa tha se kryeministri nuk udhëton me avion të linjës tregtare, por preferon ata të posaçëm, duke harxhuar 21 mln euro me udhëtime. Ish-kryeministri i shpallur dy herë ‘non grata’ tha se u rikthye me mision në politikë jo për pushtet personal dhe para, por për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.
Një tjetër pikë në fjalimin e tij ishte paralajmërimi i emigrantëve që të mos e zbatojnë urdhrin e qeveritarëve për të fotografuar votën e tyre, pasi ky veprim është i dënueshëm në vendet europiane ku jetojnë dhe më gjerë.

Ai ngriti akuzë ndaj PS-së se po kërkon që diaspora ta fotografojë votën e 11 majit.

“Mos bëni asnjë fotografi të votës tuaj. Sepse në vendet ku jetoni, dënohet me ligj fotografimi i votës. Ndaj mos iu bindni këtyre qeveritarëve të lidhur me krimin, që të fotografoni votën tuaj. Ndaj votoni më 12 maj, më 11 maj ( e ngatërron përsëri), për të pëmbysur këtë diktaturë të dytë. Jeni misionarë për të shpëtuar shqipërinë. Sali Berisha është një misionar, njëri prej jush, me vendosmëri të madhe, jo për pushtet e para, por bashkë me ju për të pasur një të ardhme të re, për këta të rinj, djem e vajza, që ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri”, u shpreh kreu i selisë blu.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ai hodhi edhe akuza ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

“Frida Krifca e ka vendin prapa hekurave për shpërdorimin e fondeve. Rama e mbrojti, e mori këshilltare. Prokuroria po e hetonte për fondet e vjedhura, ky e mori këshilltare. Çfarë tregon kjo, se ai ka vjedhur bashkë me të. Djegësi nuk ka një tullë pas 6 vitesh nga urdhërimi i ndërtimit, por paratë u paguajn.

Pra paratë janë vjedhur, djegësi nuk ekziston. Kishte një ministri që merrej me këtë, me administrimin dhe pagesat, ishte Lubi Balluku pas saj. Nuk bëri asnjë raport për inceneratorin, se pas ishte Edi Rama, që thotë se i hanë dardha pas shpine. Balluku e dinte se paratë i vidhte Rama, pas tyre ishte ai. Nuk ngopet vetë duke ngrënë dardha ai.

Janë 130 milionë euro për djegësin. Po për fluturimet, avionët, janë 21 mln euro. Nuk udhëton ky me linja tregtare, e do të posaçëm. Naftën ua fal dhjetëra miliona litra oligarkëve për jahtet e tyre, se ha darka e dreka me ta, kurse qytetarëve e fermerëve ia shtrenjton. Familjarët e Ramës janë hajdutë, të përfshirë në tenderë”, u shpreh kreu i PD-së mes të tjerave para banorëve dhe mbështetësve./   S,M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV