LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë dhe përpjekjes për burgosje politike.

 

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka hyrë fuqishëm në debatin politik shqiptar, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes përplasjes mes Joe Biden dhe Donald Trump në SHBA me atë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Në daljen e radhës  publike, LaCivita e akuzoi kryeministrin shqiptar se po përdor të njëjtat metoda si administrata Biden për të eliminuar politikisht kundërshtarin e tij.“Shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme,” deklaroi LaCivita. Duke bërë një distancim formal nga pozicioni i qeverisë amerikane, ai tha se nuk flet në emër të saj, por nënvizoi se ka një “kuptim të qartë” për situatën politike dhe korrupsionin në Shqipëri, falë kontakteve të tij të afërta me qarqet politike në Uashington. Sipas LaCivitës, administratat që nuk arrijnë të mbrojnë bilancin e tyre ekonomik apo qeverisës, tentojnë t’i shpëtojnë llogaridhënies përmes eliminimit të kundërshtarit politik, qoftë në SHBA, qoftë në Shqipëri. Kjo, sipas tij, nuk është më thjesht një dinamikë elektorale, por një përpjekje për të zhdukur opozitën reale përmes drejtësisë së kontrolluar.  Deklaratat se tij vijnë në një kohë kur Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe me një ndalim për të dalë nga banesa pa leje gjykate, në kuadër të një hetimi të SPAK. Vetë Partia Demokratike e cilëson këtë një proces politik. Në fund të fjalës së tij, LaCivita vlerësoi edhe qytetarët dhe aktivistët opozitarë në Shqipëri, duke i konsideruar si të aftë dhe me të ardhme premtuese. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme,” përfundoi ai.

Lexo edhe :  Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

 

LaCivitas në PD

Chris LaCivita ndodhet në Tiranë prej disa ditësh si pjesë e një angazhimi të drejtpërdrejtë në organizimin dhe drejtimin e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai është caktuar si strategu politik i opozitës dhe ka nisur punën me ekipin drejtues të PD, duke marrë pjesë në takime të mbyllura dhe të hapura në qarqe. Vizita e LaCivitës në Shqipëri shënon një fazë të re të fushatës opozitare, ku PD kërkon të përfitojë nga përvoja shumëvjeçare e tij në garat elektorale në SHBA, veçanërisht në mbështetjen e fushatave të Donald Trump. Që prej mbërritjes në Tiranë, ai është bërë aktiv edhe në mesazhe publike, si në deklaratën e fundit ku krahasoi përballjen Rama–Berisha me atë Biden–Trump, duke sjellë në debatin politik shqiptar një qasje të re, më agresive dhe ndërkombëtarisht të pozicionuar.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV