Moska, stacioni i fundit i Berishës? Shpresat për “non-gratën” kanë marrë fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë. Gjithashtu theksoi se pagesa për LaCivita është 50 milion dollarë nga Berisha.

“LaCivita nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është duke bërë punë private dhe duke mbushur xhepin e tij dhe është jo pak shuma që i është premtuar. Informacionet nga mediat i kam marrë dhe është folur për shuma marramendëse deri në 50 milion dollarë”, tha ai.

Po ashtu gazetari Mahmutaj u ndal edhe tek Paul Manafort, për të cilin tha se nëpërmjet tij, kreu i PD Berisha synon të” kapë”, Putinin. Ndërsa me LaCivita, sipas gazetarit, Berisha synon të “kapë” Trump.

“Rruga e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Beogradi dhe Moska. Lidhjet e Berishës me UDB janë publikuar kanë të paktën 30 vite. Kemi edhe luftën që Berisha i bëri UCK sepse ashtu i merrte urdhrat nga Beogradi. Rruga e Berishës ka kaluar nga Beogradi, dhe tani ka zgjedhur një rrugë që është amerikani, por që është kolona ruse…me Paul Manafort. Dhe të mendosh që administrate e Trump në këtë situatë që është po merret me Berishën. Berisha gënjen vetveten. Administrata amerikane ka marrë provat…dhe duke ardhur prova të tilla “është bërë gjyq” dhe ka mbaruar ajo punë. Nuk hiqet non-grata e Berishës”, tha ndër të tjera ai.

Ndër të tjera gazetari Mahmutaj shtoi se politikat e Trump, për “non grata” mund të ashpërsohen./   S,M

Të fundit

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra...

Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas...

Egli Tako: Nga pjesëmarrja në BBV jam penduar…

Egli Tako ka zbuluar nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP. Ish-banorja u shpreh se çdo gjë nga rrugëtimi...

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe...

Mbi 50% e videove për shëndetin mendor më të ndjekura në Tik Tok përmbajnë dezinformata

Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, kështu thuhet në një një...

Lajme të tjera

Web TV