EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë-Skënderbej të Bashkisë së Prrenjasit.

Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj mësuesit kishte kallëzime në Polici nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

Komuniteti i fshatit i kishte kërkuar menjëherë largimin nga puna dhe pas denoncimeve, ai është larguar nga fshati dhe është kapur në aeroport në tentativë për t’u arratisur me avion nga Shqipëria.

Burime bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit ç’ka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj./   S,M

Të fundit

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV