Çfarë po ndodh me prodhimet në Kinë pas taksave amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A keni ëndërruar gjithmonë të keni një çantë Birkin, por kushtonte 38,000 dollarë dhe duhet të prisnit gati një vit?

Nuk ka problem, lufta tregtare që ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kinës mund ta bëjë ëndrrën tuaj realitet. Sepse luftërat tregtare mund të kenë humbje, por krijojnë edhe mundësi.

Një nga kartat më të forta që kinezët kanë aktualisht në duart e tyre është fakti se ata zotërojnë 80% të prodhimit botëror të mallrave luksoze. Gucci, Hermes, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe kompani të tjera të panumërta prodhojnë gjithçka, nga rrobat tek çanta dhe aksesorët tërësisht në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Francë ose Itali, vetëm për të shtuar logot.

 

Për shkak se të gjitha këto marka rrezikojnë të humbasin tregun amerikan me taksat 145% dhe CEO-t kanw vendosur tw të zhvendosin një pjesë ose të gjithë prodhimin e tyre jashtë Kinës, Pekini po i paralajmëron ata se kushdo që e zhvendos prodhimin e tyre jashtë do t’i shohë produktet e tyre të shiten drejtpërdrejt nga të njëjtët prodhues kinezë që i bëjnë ato, me kostot e tyre të prodhimit.

Sipas raporteve franceze, Kina po shqyrton mundësinë e lejimit të lirë të kopjuesve, veçanërisht atyre që synojnë markat luksoze amerikane, në përgjigje të tarifave të reja të ashpra të Donald Trump.

Kështu, prodhuesit kinezë janë futur në TikTok dhe po postojnë video që zbulojnë, nga njëra anë, super fitimet e kompanive që shesin produkte luksoze, por nga ana tjetër, sa të varur janë nga prodhimi kinez dhe krahu i lirë i punës për të prodhuar produktet e tyre. Ata inkurajojnë njerëzit që të blejnë produktet direkt prej tyre.

Lexo edhe :  Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Kinezët në videot e tyre tregojnë se të gjitha produktet luksoze prodhohen me 1/10 dhe 1/20 të çmimit që shiten në butikët europianë dhe amerikanë. Çantat Hermes Birkin kushtojnë 1,400 dollarë për t’u bërë dhe shitur nga 38,000 deri në 2 milionw dollarë në Paris. Nike, Adidas dhe Puma prodhojnë atlete për 10 dollarë një palë në Kinë dhe i shesin për 150 dollarë në Amerikë. Michael Kors, Calvin Klein, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo janë gjithashtu në listën 1 deri në 20./   S,M

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV