“Më shporrën nga PD-ja”/ Sula: Nuk jam nga ata politikanë që kalojnë ylberin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashnor Sula ishte i ftuar sot në “Breaking”, ku foli për situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe largimi ne tij nga forca ku bashkëpunoi për 20 vite.

Sula iu referua largimit të tij me termin “më shporrën” teksa tha se nuk e kishte imagjinuar këtë moment. Megjithatë ai tha se nuk është nga ata politikanë që “kalon ylberin”, duke nënkuptuar se nuk do bashkohet me asnjë forcë tjetër.

“Është hera e parë pas 20 vitesh në këtë situatë, të cilën as nuk e kisha imagjinuar. Në momentin që mua mu pre rruga në mënyrë të menjëhershme, të padrejtë dhe më shporrën nga Partia ku kam kaluar 20 vite, sigurisht nuk është faji im dhe nuk kam çfarë të them.

Nuk jam nga ata politikanë që e kalojnë ylberin dhe nga burra bëhen gra. Në kuptimin që nuk ndërroj krah. Nuk e kam këtë qasje dhe lirinë time nuk mund ta shes për asgjë, e kam të shenjtë. Familjen, atdheun dhe lirinë i kam të shenjtaUnë nuk jam më i qetë.

Prej 20 vitesh në trupin tim kam gjak blu. Por e keqja është që drejtuesit e lartë të PD-së, nuk kanë të bëjnë me gjakun blu, por kanë gjak rozë. U intereson më shumë vetja, karriera personale, arritjet e tyre sesa demokratët. E them me keqardhje këtë gjë.”- tha Sula./   S,M

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV