Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve.

Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.

“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit.

Para ndërprerjes së seancës, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm në sallë./e.t

Të fundit

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV