Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun, e cila po u blen votat qytetarëve me para në dorë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Bardhi deklaron se Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

“Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin”, shkruan ai.

Demokrati bën me dije se ka zbuluar skandalin nëpërmjet qytetarëve që kanë denoncuar dhe se “banda elektorale e Ballukut në Fier ka një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste”.

Sipas tij, në listë, krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t’u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

NJOFTIM PËR SHTYP

Ditën e sotme kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit. Dua të falenderoj me mirënjohje socialistët e ndershëm të Shtabeve të PS që raportojnë shkeljet sepse nuk pranojnë dot krimet zgjedhore si formë për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar.

Një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste, në të cilin krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t’u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

Për ta ilustruar me një shëmbull nga kjo listë, pa dëmtuar sekretin hetimor: “Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.”. Në databaze shënohet edhe porosia e lënë për punësim apo fakti nëse personi i ka sjell apo jo dokumentet e punësimit elektoral.

Lexo edhe :  "PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe", këshilla e Andi Bushatit për demokratët

Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet.

SPAK ka mundësinë e artë të dëshmojë sa serioze është strategjia dhe Task Forca që ka ngritur për të luftuar krimet zgjedhore, duke kryer që sot identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës të kësaj skeme kriminale, duke filluar nga drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier dhe secili vartës i saj, pjesë e bandës elektorale, që e ka kthyer Fierin në shesh të korrupsionit madhor dhe paligjshmërisë flagrante prej disa muajsh tashmë. Deri më tani për fat të keq nga SPAK përveç njoftimeve për hapjen e një zyre apo dhurimit të disa kompjuterave nga OSBE, nuk është vërejtur asnjë angazhim real për të goditur krimet zgjedhore që konsumohen para syve të të gjithëve çdo sekond në qarkun e Fierit.

Ky rast provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale. Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin.

Por, Edi Rama, Belinda Balluku, Drejtori i ALPETROL, Drejtori i Tatimeve dhe çdo shërbëtor i tyre në korrupsion dhe paligjshmëri duhet ta dinë sot që do të marrin ndëshkim shembullor për të gjitha aktet e tyre, ndërkohë që asnjë manovër nuk e ndal dot ndryshimin e madh që ka filluar anëmbanë vendit për një Shqipëri Madhështore./E.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV