Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një sërë fjalësh të mira për të edhe në kohën kur punonte si prokuror në Dibër. Megjithatë, ritheksoi se “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë ia dha vetëm Partia Socialiste.

“Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani meqë është i zonës po e përmend këtu në miting, ka qenë prokuror shumë vite. Edhe po ky ka qenë! Nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier përvecse me punën e vet, po e keni dëgjyar të thërriste ndonjëherë ndonjë person të njohur ta merrte në pyetje. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Sepse ne bëmë atë që s’e ka bërë asnjë forcë që ka sunduar në këtë vend që nga 1912-a.

Ne I dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë si mund të votoni PS-në, gjysma janë në burg? Nëse sot ju të gjithë po shihni se në Shqipëri mund të ketë barazi para ligjit, këtë e bëri Partia Socialiste!”, u shpreh Rama./E.S

Të fundit

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV