Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

100 mld lekë mallra “Made in Albania” shitën bizneset në 3 muajve të parë të vitit në rajon, Europë edhe më gjerë.

Duke dhënë një sinjal pozitiv për eksportet shqiptarë, të cilat edhe në muajin mars shënuan rritje.

35 mld lekë dolën nga kufijtë e Shqipërisë me një rritje 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky rezultat erdhi pasi vendi ynë eksportoi më shumë minerale, lëndë djegëse, tekstile dhe këpucë por dhe ushqime e pije, të cilat që ndikuan pozitivisht.

Por nga ana tjetër importet shënuan një rënie. Në 73.8 miliardë lekë arritën duke shënuar një rënie me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndonëse në pamje të parë shfaqin një sinjal pozitiv për rënien e varësisë së vendit tonë nga mallrat e huajë, faktorët që ndikuan më së shumti ishin makineri pajisje e materiale ndërtimi.

Çka tregon edhe një rënie të fuqisë blerëse të bizneseve shqiptare për të ndërruar teknologjinë e përdorur në aktivitetet tyre prodhuese.

Ndalur sipas gjeografisë tregtare, eksportet shqiptare në mars lulëzuar nga tregtia me Kosovë, Greqinë e Gjermaninë. Ndërsa më pak mallra morëm nga Italia, Greqia e Gjermania.

Me një rritje të eksporteve por dhe rënie të importeve deficiti tregtar arriti në 39 mld lekë./Top Channel/E.S

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV