Prekëse/ Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme.

OJQ-të në terren po paralajmërojnë se rezervat ushqimore po mbarojnë ndërsa kequshqyerja po zgjerohet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e
Çështjeve Humanitare (OCHA) e ka quajtur këtë si kriza më e keqe humanitare në 18 muaj, që nga fillimi i luftës.

“Fëmijët po hanë më pak se një vakt në ditë dhe po luftojnë për të gjetur vaktin e radhës”, tha Bushra Khalil, drejtuese e politikave të grupit të ndihmës Oxfam. “Të gjithë po hanë thjesht ushqim të konservuar… Kequshqyerja dhe uris po pushtojnë Gazën”.

“Vullnetarët janë detyruar të shikojnë njerëzit të vuajnë dhe të vdesin duke mbajtur barrën e pamundur të ofrimit të ndihmës me furnizime që po shterojnë, të gjithë ndërsa përballen me të njëjtat kushte kërcënuese për jetën.

Ky nuk është një dështim humanitar – është një zgjedhje politike dhe një sulm i qëllimshëm ndaj aftësisë së një populli për të mbijetuar, i kryer pa u ndëshkuar”, shtoi Amande Bazerolle, koordinatore e urgjencës në Gaza për Mjekët pa Kufij./    S,M

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV