S’ka paqe në të djathtën: PD kërkon mbylljen e zyrës së Bashës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe flamujve të këtij subjekti, të vendosura në një ambient 30 metra pranë qendrave të votimit të gjimnazi “Partizani“ në Tiranë.

Në ankesën që mban firmën e Franc Nurit, përfaqësuesit të PD-ASHM në KQZ, thuhet se:

“Konkretisht, 30 metra larg qendrave të votimit me vendosur 30 metra pranë qendrave të votimit tek gjimnazi “Partizani“, Tiranë (rruga Ali Pashë Gucia). Posterat në një ambient privat, zyrë elektorale që tashmë përdoret nga subjekti koalicioni euroatlantik mban gjithashtu të afishuar postera të kandidatit të tyre Pëllumb Seferi. Si mundet që kjo zyrë zgjedhore e këtij subjekti politik në mes të Tiranës të jetë toleruar nga isnpektorët e KQZ, policia Bashkiake apo ajo e Shtetit që të afishohen këto materiale propagandistike në të dy anët e rrugës me flamuj statik nga ana tjetër e trotuarit më larg se 5m nga zyra elektorale, në një kohë kur në atë zonë s’po lihet zyrë e PD pa u dërguar për inspektim nga nga KQZ?“, thuhet në kërkesën e PD.

Kujtojmë që më 21 Mars, KQZ udhëroi degën e Bashës që të hiqte simbolet e PD nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë, pas kërkesës së partisë. Ambientet përdoreshin nga demokratë që sot janë pranë Bashës. Celibashi e pranoi kërkesën duke duke urdhëruar subjektin privat ta zbatojë menjëherë./    S,M

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV