Moti merr kthesë! Sinoptikanja tregon si parashikohen temperaturat për fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin.

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira më të dendura ditën e dielë, sidomos në pjesën e dytë të ditës së dielë, për shkak se ne presim sërish javën që vjen të na kthehen reshjet”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nëvlerat e 26 gradëve të shtunën dhe të dielën.

“Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme nga e shtuna në të dielë. Minimalet janë 5 gradë shënojnë zonat malore, ndërsa maksimalet do të jenë rreth 26 gradë. Dhe do të jenë temperatura tipike të Prillit, për shkak se kemi përjetuar temperatura mjaft të lartë, i rikthehen vlerave normale”, tha Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të risjellë sërish reshjet e shiut dhe motin e paqëndrueshëm./   S,M

Të fundit

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV