Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre.

Por përveç bezdisjes, këto insekte janë të rrezikshme pasi transmetojnë sëmundjet nga kafshët tek njerëzit dhe anasjelltas.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë informacion të detajuar se si reagon trupi kur pickohet nga mushkonja dhe çfarë kujdesi duhet të bëni.

Por, çfarë ju ndodh konkretisht kur ju pickon mushkonja?

Një nga faktet interesante është se vetëm mushkonjat femra pickojnë.

Pickimi ka të bëj me thithjen e gjakut për shkak se mushkonjat në këtë mënyrë ushqehen.

Me të pickuar mushkonjat infektojnë njeriun me vasodilator, që pengon mpiksjen e gjakut ndërkohë që ushqehet. Dhe si përgjigjet organizmi ynë?

Sistemi imunitar krijon histaminë, e cila shkakton që lëkura rreth pickimit të kruhet.

Kur organizmi identifikon pickimin e mushkonjës, rruazat e bardha të gjakut aktivizohen dhe shkojnë tek vendi i pickimit për të luftuar bakteret e transmetuara me pështymën e mushkonjës.

Ky është momenti që trupi juaj krijon një shtresë të lëkurës më të ngritur dhe që ju kruhet.

Si t’i shmangni mushkonjat?

Një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni, sidomos në periudhën kur temperaturat ngrihen, është që të laheni sa më shpesh.

Djersa dhe aroma që trupi lëshon janë dy nga tërheqësit më të mëdhenj të mushkonjave.

Disa studime kanë vërtetuar se grupe gjaku të veçanta janë më të preferuara se të tjera nga mushkonjat.

Gjithashtu nëse keni qejf birrën, kemi një lajm të keq për ju, mushkonjat e kanë qejf aromën e saj.

Nëse doni që t’i largoni mushkonjat këtë verë, është e mira që të përdorni kremra farmaceutik.

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Është vërtetuar gjithashtu që aroma e eukaliptit nuk u pëlqen mushkonjave, kështu që mund të blini vaj eukalipti për të përdorur diçka krejtësisht natyrale.

Dhe nëse mushkonjat arrijnë t’ju pickojnë, atëherë mundohuni të mos e kruani vendin e pickimit, kështu ai do të shërohet më shpejtë.

Por nëse keni një reaksion të keq dhe serioz ndaj pickimit, këshillohet që të përdorni aloe vera ose akull duke e vendosur mbi puçrrën e krijuar./   S,M

Të fundit

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Lajme të tjera

Web TV