Kreu demokrat, Sali Berisha, u shfaq me një kapele blu të errët, ku të stampuar kishte numrin 1, që përkon me numrin që koalicioni ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ka në fletën e votimit. Kjo shfaqje e Berishës ka tërhequr vëmendjen, nisur nga fakti se kreu demokrat nuk ka mbajtur kapele në asnjë prej fushatave elektorale.
Duket se kreu demokrat ka bërë një sforco, ose një përpjekje për të imituar Donald Trump, Presidentin amerikan, që gjatë gjithë fushatës shfaqej me kapele të kuqe në kokë me simbolin e MAGA. Me kapelen në kokë, Berisha u shfaq në takimin elektoral me mbështetësit në Kamëz, nga ku paraqiti pjesë nga programi PD-së.
“Nuk ikën shqiptarët se donin të iknin, por ikën se ilaçet nuk i blinin dot në vendin e tyre, por ikën se kreditë nuk i paguanin dot në vendin e tyre, por ikën se shtëpitë nuk i blinin dot në vendin e tyre.
Dhe së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit, gjatë këtyre 12 viteve ranë poshtë e më poshtë. Gjatë këtyre 12 viteve u varfëruan çdo vit e më shumë. Gjatë këtyre 12 viteve, çmimet e mallrave, ushqimeve jetike u dyfishuan. E merrnin bukën me 400-500 lekë në vitin 2013, e marrin sot me 900-1000 lekë. E merrnin mishin me 7 mijë lekë, e marrin sot me 18 mijë lekë.
I merrnin zarzavatet 4 herë më lirë se sot. Çudia e fushatës/ Imiton Trump, Berisha shfaqet me kapele blu me Çfarë ndodhi pra? Ndodhi që aq sa blinin me pensionin e vitit 2013, nuk blinin as me trefishin e tij në vitin 2024.
Mallrat bëheshin mollë e ndaluar, apartamentet mollë e ndaluar për të rinjtë. Vendet e punës rrënohen dhe shkatërrohen çdo ditë. Kjo qeveri u vërsul mbi taksa. Kjo qeveria injoroi, mohoi, poshtëroi pensionistin e Shqipërisë.
Një pensionist që në vitin 2013 merrte një pension mesatar 143 mijë lekë, merrte më shumë se secili moshatar i tij në vendet përreth. Po sot si është gjendja? Sot pensionisti i Malit të Zi merr 450 euro, kurse pensionisti në Shqipëri merr 170 euro.
Pensionisti në Maqedoni merr 405 euro. Pensionisti në Serbi merr 430 euro. Pensionisti në Kosovë merr 190 euro. Çudia e fushatës/ Imiton Trump, Berisha shfaqet me kapele blu. Në Shqipëri merr 170 euro mesatarja. Kaq marrin vetëm 43 përqind e pensionistëve, 57 përqind e tyre marrin pension të pjesshëm.
Të dashur miq, ky ishte qëndrim çnjerëzor, poshtërues për një të tretën e popullatës. Ndaj zotohem para jush se 100 ditët e para nuk do ketë pensionist në Shqipëri që nuk do marrë 200 euro.
Dhe më lejoni pak t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë. Jo. Çfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem në humnerë. Kurse dje deklaronte se do ta bëjmë në vitin 2030. Ka deklaratë më të papërgjegjshme, më cinike?”, tha Berisha./ S,M