“Janë të gjithë hajdutë’”/ Rama: Administrata ka hijet e veta, s’mund ta fsheh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në podkastin  e tij “Flasim”  është përgjigjur akuzave se të gjithë në administratë “janë hajdutë”, duke theksuar se tashmë kjo frazë është bërë si refren.

Kreu i qeverisë deklaroi se administrata ka hijet e veta, duke shtuar se “do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë”.

‘Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot.

Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës.

Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.

Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven...

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is Politics” në lidhje me mbajtjen...

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj....

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Lajme të tjera

Web TV