As kredia nuk mjafton për të blerë shtëpi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kredi për një apartament në Tiranë? Edhe kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Përtej çmimeve të larta, shpesh të papërballueshme, pronarët e shtëpive nuk pranojnë më as t’i shesin me kredi bankare ose vendosin limit për vlerën e huasë.

“Apartamenti nuk shitet me kredi. Apartamenti shitet me kredi deri në 50% të vlerës”, janë përgjigjet më të shpeshta me të cilat po përballet një qytetar pasi interesohet për të blerë shtëpi.

“Një arsye është se mund të jetë në një situatë emergjente dhe i duhen paratë dhe nuk pret dot procedurat e bankës për kredi, dhe të marrë përsipër edhe riskun që kredia të mos aprovohet”, drejtori i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria.

Por në rastet kur bankat financojnë me kredi deri 80% të vlerës së pronës, pse pronari duhet të vendos limit 50% apo një shifër tjetër?

“Arsyeja tjetër që mund të jetë ka të bëjë me tatimin. Gabimisht pronarët mund të joshen për të deklaruar jo vlerën reale të transaksionit dhe për të shmangur tatimin 15%. Nëse një individ që shkon drejtpërdrejt përmes procesit të financimit nga një bankë nuk do të kishte arsye të vendoste kufi, pasi procesi është nisur si për 40% apo për 70%”, pohon Pipiria.

Duke caktuar limite për shumën e kredisë, shitësi (pronari) kërkon të ulë vlerën e deklarimit me të cilën e shet realisht pronën, me synim uljen e shumës së tatimit që do të paguaj për transaksioni.

“Do të ishte më e zgjuar edhe për blerësin edhe për shitësin që ta deklarojnë 100% vlerën e transaksionit dhe të ndanin bashkërisht barrën fiskale. E gjithë barra kalon nga shitësi që nuk e deklaron 100% tek blerësi, sepse blerësi i sotëm është nesër një shitës i mundshëm”, tha eksperti.

Lexo edhe :  A ndikuan zgjedhjet? Çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

Barra e lartë tatimore prej 15% për transaksionin sipas drejtorit të Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria po godet familjet e nxit informalitetin.

“Tatimi 15% e ka nxitur një pjesë të tjetër që të shkojë në deformim dhe në informalitet dhe problemi me informalitetin është që jo vetëm që ndihmon që në sistem të hyjnë para jo të ligjshme por në të njëjtën kohë vështirëson jetën e shtresës së mesme që do të blejë një apartament qoftë edhe përmes financimit me kredi”, shton Pipiria.

Nëse një apartament me vlerë fillestare 120 mijë euro i cili shitet 150 mijë euro, për diferencën prej 30 mijë euro mijë paguhet tatimi 15% ose 4500 euro. Por nëse ulet deklarimi i transaksionit, tatimi që paguhet është automatikisht më i ulët.

Po për të njëjtin apartament nëse pronari lejon financim me kredi deri 50% ose 60 mijë euro mundësia që ai të bëjë nëndeklarim rritet, përjashtuar rastet kur qytetari mund të mbuloj pjesën tjetër të pronës me para cash, që në çdo rast duhet të justifikohet burimi i tyre.

Objektivi i pronarëve të pronave tashmë është që shitja e deklaruar e apartamentit të jetë në kufi me vlerën fillestare të pronës, në mënyrë që të mos paguaj tatim.

Një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga ndërtuesit, të cilët abuzojnë me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes, pasi i tregtojnë në kufi të referencës së caktuar nga qeveria, si një mënyrë për të mos paguar shumë tatim.

TATIMI PËR TRANSAKSIONET E PRONAVE
Vlera fillestare e pronës 120 mijë euro
Vlera me të cilën shitet 150 mijë euro
Diferenca 30 mijë euro*15% tatim   /      S,M

Të fundit

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV