Last Updated on 20/10/2026 by EL
Janë zhvendosur tashmë protestuesit nga Ministria e Arsimit, drejt qendrës së Tiranës.
Ishte pikërisht autoboti me ujë me presion dhe gazi lotsjellës që i detyroi të rinjtë të largohen nga grumbullimi në Rrugën e Durrësit.
Siç shihet në pamjet, ndërsa dy autobotë hidhnin ujë me presion dhe ecnin në drejtim të turmës për t’i detyruar të largohen, një i ri është parë me një daulle, duke krijuar ‘atmosferë’.
Kësaj të fundit i është përgjigjur një e re, e cila, teksa ecte dhe zhvendosej, e bënte këtë nën ritmin e daulles, duke kërcyer.
Si për ta bërë edhe më me ‘efekte’ këtë skenë, ishte uji që binte mbi të me presion, pa ia prishur vallen./et
