“Është një shpresë e madhe…”, Imzot Arjan Dodaj: Numri i të rinjve besimtarë është rritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e të premtes, e quajtur ndryshe si E Premtja e Mirë, qindra besimtarët katolikë në vigjilje të Pashkëve, zhvilluan procesionin  e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”. Një rrugëtim me 14 ndalesa që përkujton mundimet dhe torturat e Jezus Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.

Ajo që u vu re ishte padyshim prania e madhe e të rinjve besimtarë. Për këtë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan Imzot Arjan Dodaj tha se kjo ishte një shprese dhe ngushëllim jo vetëm për Kishën, por për të gjithë kombin.

Aldo: Ndërkohë gjëja që më bëri përshtypje dje ishte jo vetëm pjesëmarrja e njerëzve nga viti në vit, që për hir të së vërtetës shtohet, por dhe pjesëmarrja e të rinjve. Pashë shumë vajza e djem që ndoshta nuk kanë qenë vitet e tjera. Është kjo një thirrje e brendshme?!

Imzot Arjan Dodaj: Jo keni shumë të drejtë për këtë. Në fakt nuk mund të formulohen gjërat e thella, në një farë mënyre, vetëm sa mund që t’i përcjellim. Brezat e mëparshëm ishin më të ndikuar nga paragjykimet e së kaluarës. E kishin trashëguar atë kontekstin ideologjik, kurse brezat e sotëm janë pa paragjykime.

Janë tërësisht të çiltër dhe të qetë, të pandikuar nga gjërat deformuese dhe atëherë e shohin shpirtin e tyre në mënyrë më objektive. Kjo etje e të rinjve që në këtë kohë kanë shumë gjëra të tjera, por në të vërtet janë gjëra që i bukosin, atëherë kuptojnë që ndoshta ekziston diçka që jo vetëm nuk na bukos, po e bën shpirtin më të zhdërvjellët, më të bukur dhe më të hapur ndaj të panjohurës që bëhet e njohur dhe që është takimi i misterit me Zotin.

Në fakt mbrëmë ishte plot me të rinj dhe është një ngushëllim dhe një shpresë e madhe, jo vetëm për Kishën Katolike, por për të gjithë kombin tonë . Kudo ku kemi njerëz që besoj, aty kemi dhe më shuam shpresë dhe paqe./   S,M

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV