Trump krijon një faqe interneti për COVID-19, fajëson Kinën për origjinën e virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë e presidentit republikan të SHBA-së, Donald Trump ka lansuar një faqe interneti për COVID-19, në të cilën fajësoi origjinën e virusit në një rrjedhje laboratori në Kinë, ndërsa kritikonte ish-presidentin demokrat Joe Biden, ish-zyrtarin e lartë të shëndetësisë në SHBA, Anthony Fauci dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se uebfaqja ishte gjithashtu kritike ndaj hapave si distancimi social, maskat dhe bllokimet.

Trump filloi një proces 12-mujor të tërheqjes së SHBA-së – deri tani mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së – nga agjencia kur ai mori detyrën në janar, shkruan Reuters.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Trump tha gjithashtu se Fauci, i cili është përballur me kërcënime që kur drejtoi reagimin e vendit ndaj COVID-19, duhet të punësojë rojet e tij, e jo më të ruhet nga shteti.

Një zëdhënës i CIA-s tha se CIA ka vlerësuar se pandemia COVID-19 ka më shumë gjasa të ketë dalë nga një laborator sesa nga natyra.

CIA kishte thënë se kishte “besim të ulët” në vlerësimin e saj dhe se të dy skenarët – origjina laboratorike dhe origjina natyrore – mbeten të besueshme.

Ndërkohë, qQeveria e Kinës tha se mbështet dhe ka marrë pjesë në kërkime për të përcaktuar origjinën e COVID-19 dhe ka akuzuar Uashingtonin për politizimin e çështjes, veçanërisht për shkak të përpjekjeve të agjencive të inteligjencës amerikane për të hetuar./e.t

Të fundit

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lajme të tjera

Web TV