Arrestimi i shefit të Policisë Rrugore, dyshime se mori 2 mijë Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roven Zeka, shefi i qarkullimit të Policisë Rrugore Tiranë dhe dy vartësit e tij, dyshohet se morën rreth 2 mijë Euro rryshfet, për të favorizuar një drejtuese automjeti të përfshirë në një aksident.

Ndonëse SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtarë, lidhur me 3 urdhër arrestet e lëshuara ndaj shefit të qarkullimit, Roven Zeka, shefit të oficerëve të policisë gjyqësore, Sokol Novaku si dhe oficerit, Edison Tabaku, burime bëjnë me dije se ata akuzohen për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

Sipas të dhënave 3 zyrtarët e policisë rrugore Tiranë, përmes ryshfetit kanë lehtësuar pozitat e një qytetareje të përfshirë në një aksident ku të plagosur kanë mbetur 2 persona. Por pavarësisht këtij fakti, shoferja është proceduar në gjendje të lirë.

Për rastin në fjalë burime bëjnë me dije se janë administruar dhe përgjime, të cilat do i paraqiten gjykatës në momentin që SPAK do i drejtohet me kërkesën për masë sigurie, duke qenë se arrestimi i 3 zyrtarëve është bërë me urdhra ndalimi nga prokuroria e posaçme.

Pavarësisht dyshimeve të SPAK, vetë Roven Zeka dhe dy vartësit e tij kanë mohuar akuzat pas arrestimit, duke pretenduar se kane zbatuar procedurat standarde./E.S

Të fundit

Vjedhje masive gjatë prillit në dyqane dhe markete, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 30-vjeçar nga Skrapari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje...

Sherri në “Ali Dem” ndodhi në zyrën elektorale të PSD! 2 fishekë në vendin e ngjarjes

Një sherr ka ndodhur midis disa personave në zyrën elektorale të PSD në rrugën Ali Demi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00,...

Alarm në Tiranë! Prezencë e madhe e policisë në zonën e Ali Demit, një mjet i dyshimtë…

Forca të shumta policie janë vendosur vetëm pak momente më parë në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet, raporton Balkanweb. Raportohet se shkak...

“Diktatori Berisha hapi kutinë e Pandorës, nuk hiqet ‘non grata’ me 6 milionë dollarë”

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane “Continental” të Partisë Demokratike dhe Sali berishës për t’i hequr “non gratën” në SHBA tregoi edhe një herë...

“200 mijë shqiptarë do të sjellin zarfet nga diaspora”, Zaloshnja: 30 mln euro për postën

Eduard Zaloshnja ka bërë një shkrim për votën e diasporës, duke shkruar se shteti po paguan 30 mln euro për shërbimin postar, por vetëm...

Lajme të tjera

Web TV