Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një mesazh të qartë për rrugën europiane të Shqipërisë dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, të cilin e ironizoi sërish si “bufin e kënetës”.

“Çfarë do të zgjedhim më 11 maj? Interesin e vendit të tërë apo interesin e një shtëpie të një individi? Ose do zgjedhim të jemi në BE, ose të jemi me kënetën dhe bufin e kënetës,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se mandati i radhës në qeverisje është i arritshëm për PS, por theksoi se ky nuk është thjesht një mision elektoral. “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë, për të mos ndërprerë asnjë sekondë negociatat,” tha kryeministri.

Rama sulmoi edhe idenë që Berisha mund të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: “Nuk mund të dërgojmë bufin në Bruksel. Ne i mësuam atyre se nuk na shohin më nga lart poshtë, por sy më sy. Imagjinoni ata të marrin vesh që shqiptarët kanë zgjedhur të flasin me dikë që i fiket llamba tre herë për çdo fjalim. Çfarë do t’u thotë? Që do t’u ngrejë tavanin në Bruksel?”/E.T

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV