Last Updated on 22/04/2025 by adminfjala
Prokuroria e Posaçme kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku.
Të dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit, teksa një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.
Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident.
Operacioni u krye më 19 prill, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive./e.t