Last Updated on 22/04/2025 by adminfjala
Katër turistë çekë janë shpëtuar me sukses nga Policia e Tiranës, pasi kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit në natyrë në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”.
Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 nisën kërkimet në zonë dhe pas disa orësh arritën të lokalizonin dhe nxirrnin të sigurt turistët e huaj, të cilët rezultojnë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore
Turistët kanë falënderuar efektivët për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar në operacionin e shpëtimit.
Policia e Tiranës bën apel që qytetarët dhe turistët, në çdo rast nevoje për ndihmë, të kontaktojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efikas./e.t