Brenda “zemrës” një pistoletë, pse u arrestua i riu në Don Bosko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do ta shiste.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste”, njoftoi policia.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga policia, i riu kishte vendosur ta fshihte armën brenda një kutie në formë zemre.

E aty mendonte se nuk do dyshonte njeri, por jo për policinë. Tashmë 23-vjeçarit i duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të riun./E.S

Të fundit

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se...

Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi...

Berisha: Paralajmëroj investitorët strategjikë, çdo pronë e grabitur do konfiskohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Fier, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj investitorëve strategjikë që, sipas tij, po...

20 ditë përpara zgjedhjeve/ Cili politikan pëlqehet më shumë?

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri  ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si...

Arrestohet në flagrancë ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndiqte një person

Policia ka ndaluar ish-Drejtoreshen e Spitalit Rajonal Irini Shehu e cila është Kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak Dibër. Sipas njoftimit të policisë Shehu është arrestuar...

Lajme të tjera

Web TV