Last Updated on 23/04/2025 by adminfjala
Vdekja e Papa Françeskut është ngjarja e dhimbshme e kësaj jave, e cila u bë kryelajm në mediat botërore dhe i dha udhë ritualit katolik të zisë dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të ri të kishës katolike.
Konklava do të mblidhet tani për zgjedhjen e Papës së ri. Sipas rregullave të kishës katolike, kjo ndodh 15 deri në 20 ditë pas vdekjes së Papës.
Historikisht, Papë mund të zgjidhet çdo mashkull i pagëzuar, por kandidatët në të shumtën e rasteve janë vetëm kardinalët e Kishës Katolike. Papa Françesku, si argjentinas, shkroi historinë si Papa i parë i Amerikës Latine.
Kandidati kryesor konsiderohet Luis Antonio Tagle nga Filipinet, i cili do të ishte i pari Papë aziatik. Pas tij renditet Peter Turkson nga Gana, i cili do të ishte Papa i parë me ngjyrë në kohët moderne dhe ka punuar tashmë si këshilltar i Françeskut për çështjet e drejtësisë sociale dhe ndryshimeve klimatike. Mes 12 kandidatëve më të mundshëm është edhe kardindali 72-vjeçar Joseph Tobin nga SHBA.
Sidoqoftë, ka ekzistuar prej kohësh një lloj konsesusi i heshtur që Papa të mos ishte amerikan. Fuqia e madhe gjeopolitike e SHBA-së ka bërë që një ide e tillë të konsiderohet gati tabu, ndërsa një udhëheqës joamerikan i Kishës Katolike do të ofronte një kundërpeshë ndaj ndikimit të Shteteve të Bashkuara. m.p.