Prognoza e 11 majit, 3 arsye pse rrotacioni politik është mision i pamundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 11 majit nuk po priten me shumë interes apo bujë nga qytetarët shqiptarë. Kjo është e dukshme, sepse këtë vit atmosfera është e vakët. Fushata nuk ka ritmin me të cilin jemi mësuar në vitet e kaluara. Shpjegimi më logjik i kësaj situate të pashembullt është se në Shqipëri, përjashto militantët demokratë, nuk pritet rrotacioni politik.

Edhe nëse 51% e shqiptarëve do të ishin kundër qeverisë dhe Edi Ramës, loja politike e opozitës nuk e konkretizon dot dëshirën e votuesve. Politika nuk është vetëm ndjenjë apo dëshirë, por garë e bazuar në strategji dhe një kod zgjedhor. Partia Demokratike nuk po jep shenjat e duhura, edhe pse jemi ende larg javës së fundit të fushatës.

Ka tri arsye pse rrotacioni politik këtë vit duket i pamundur:

Ofertë e vjetër – Aleanca e Partisë Demokratike për Shqipërinë Madhështore nuk është një ofertë e re për qytetarët. Sali Berisha ka qenë 13 vite në pushtet, pesë si president dhe tetë si kryeministër. Ndërkohë, emra si Ilir Meta (aktualisht në burg), Fatmir Mediu, Edi Paloka, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Tritan Shehu e shumë të tjerë nuk janë emra frymëzues, sepse kanë më shumë se dy dekada në politikë. Kjo vlen sidomos për elektoratin gri. Madje, duket sikur lista e kësaj aleance është e njëjta me atë të vitit 2021. PD nuk ka sjellë thuajse asnjë risi me ofertën e saj politike, me përjashtime të vogla si kandidati Ted Kopliku në qarkun Shkodër. Nëse demokratët do të donin të garonin realisht për të sjellë rrotacionin politik, do të kishin zgjedhur strategjinë e vitit 2005, kur PD u reformua dukshëm dhe solli në tregun politik shumë figura të reja. Kjo nuk po ndodh në këtë fushatë zgjedhore. Me pak fjalë, kemi të bëjmë me një propozim të vjetër.

Shpërndarja e votës – Subjektet e reja si “Nisma Shqipëria Bëhet”, “Mundësia”, “Lëvizja Bashkë”, grupimet e Dashamir Shehit dhe Lulzim Bashës do të jenë një dëm i madh për opozitën. Votat do të shpërndahen në shumë parti dhe kjo do të avantazhojë Partinë Socialiste, e cila garon e vetme. Sistemi proporcional-rajonal krijon kushtet e rrotacionit vetëm kur në garë janë dy subjekte të mëdha, të vetme, kokë për kokë. Shpërndarja në shumë parti ndihmon gjithmonë PS. Shqipëria është një vend me shumicë votash të majta, të cilat janë tradicionalisht të qëndrueshme në zgjedhje. Partitë e reja vështirë se do të “gërryejnë” mjaftueshëm nga elektorati i majtë. Ato pritet të nxitin qytetarët të votojnë, por do të tërheqin një fluks votash pa efikasitet në prodhimin e mandateve, sidomos jashtë qarkut Tiranë.

Lexo edhe :  Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 reforma të reja ligjore

Gabimet taktike – Partia Demokratike vazhdon të jetë e ngathët taktikisht. Nëse do të ishte një parti e cila lufton për realizimin e rrotacionit politik, do të kishte ngulmuar me forcë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Opozitës, në parim, do t’i leverdiste një kod që lejon koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura. PD nuk zgjodhi asnjërën. Kjo avantazhon vetëm Edi Ramën. Me koalicione parazgjedhore dhe me lista të hapura, opozita do të ishte një “kosh” gjigant votash, duke grumbulluar vullnetet e sa më shumë shqiptarëve të cilët kërkojnë ndryshimin e qeverisë. Lëvizjet taktike të demokratëve vijojnë të jenë problematike, ashtu si para zgjedhjeve të vitit 2021, kur Lulzim Basha nuk garoi me një listë të përbashkët, duke humbur së paku 4 mandate të sigurta të partisë aleate LSI (sot Partia e Lirisë). Një tjetër gabim i PD ishte maratona e primareve. Berisha e kishte premtuar me kohë, por u duk qartë se u pendua dhe u detyrua ta bënte sa për sy e faqe. Kjo solli pakënaqësi brenda partisë, rezultatet e së cilës do t’i shohim më 11 maj. m.p.

Të fundit

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën,...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake...

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Lajme të tjera

Web TV