Ditën e sotme është zhvilluar votimi për drejtuesin e RTSH-së.
Nga ky votim asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë kuotën e nevojshme prej 7 votash.
Kandidatja që pritet të marrë drejtimin e RTSH-së, Eni Vasili, ka marrë vetëm 5 vota.
Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai kanë marrë përkatësisht nga 2 vota.
Ndërsa Ermal Hoxha dhe Flamur Buçpapaj kanë siguruar nga një votë në garën për drejtuesin e RTSH-së.
Ditën e premte do të kryhet rivotimi për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar./e.t