Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh.

Reperi e ka shprehur këtë edhe në një nga projektet e fundit muzikore. Në tekstin e këngës, ai deklaron se nuk e ka parë vajzën për 8 muajsh, ndërsa i drejtohet në mënyrë indirekte ish-partneres dhe avokates së saj.

“Nina, bebja ime, sot ti mbush 4 vjeç e unë s’mund të jem afër teje. Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, pa mundur të të shoh, të të përqafoj, apo të të uroj si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk. Por unë po luftoj për ty, për ne të dy, për të drejtën time si babi yt – për të të pasur afër, për të të dashur pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë.

Kurrgjë nuk mundet ta thyejë lidhjen tonë. Të premtoj që do të vij, do të të mbaj fort dhe s’do të të lë më kurrë. Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Babi të do pafundësisht edhe po vjen për ty.

Më tej, ai u bën thirrje institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që ato të marrin përgjegjësinë dhe të ndërhyjnë në këtë çështje.

Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”, shkruan reperi./E.Ç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @ferofera

Të fundit

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me...

Presidenti Begaj niset nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papës

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Mësohet se Begaj do të niset nesër drejt vendit...

Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj

Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta nga trupi...

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Lajme të tjera

Web TV